Arijan Ademi, merr një ofertë të madhe nga Kina

Një ofertë nga një klub nga Kina, ka arritur në “Maksimir” për kapitenin e Dinamo Zagrebit dhe reprezentuesin e Maqedonisë, Arijan Ademi, por vështirë të besohet se Ante Çaçiq, trajneri dhe drejtori sportiv i klubit, do të ndryshojë mendje dhe do të heqë dorë nga lideri i tij në këtë pjesë të dytë të sezonit.

Për Ademin filluan spekulime, më shumë se dy javë më parë, kur reprezentuesi i vendit kishte dy oferta në tavolinë dhe sipas mediave kroate ai kërkoi një transferim, por Dinamo dhe Çaçiq aktualisht nuk janë gati të heqin dorë nga “motori” i ekipit.

“Një klub kinez nuk i shmanget idesë për ta marrë Ademin dhe oferta thuhet se është shumë e pasur. Kapiteni i Dinamos do të kishte siguruar jetesën e tij, por nëse Çaçiq nuk do ta linte të largohej më parë, si do të dukej nëse do të ndryshonte mendje tani? Në Kinë afati kalimtar zgjat deri në fund të shkurtit, çka do të thotë se ka mundësi që Ademi të largohet pas derbit me Hajdukun, nëse Dinamo ka një avantazh serioz. A bën dallim të madh atëherë Dinamo dhe nëse Ademi insiston të largohet… – kushedi”, shkruajnë kroatët.

Në merkaton dimërore interes për Ademin kishte Valencia si dhe nga Arabia Saudite, por Dinamo refuzoi gjithçka dhe njoftoi se do t’i japë një kontratë të re mesfushorit nga Maqedonia. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close