Matej Cvetanovski rikthehet në elitë

Sulmuesi i talentuar, Matej Cvetanovski është rikthyer sërish në elitën e futbollit vendor, duke firmosur me skuadrën e Akademia Pandevin. Ish-futbollisti i Shkupit, pas aventurës në Hungari me ekipin e Gjirmot dhe Partizanin në Shqipëri, ka vendosur të jetë sërish pjesë e kampionatit vendor. Cvetanovski ka firmosur marrëveshjen me skuadrën nga Strumica dhe nga nesër pritet ti bashkohet ekipit të Akademia Pandevit në Antalia të Turqisë, aty ku janë duke i zhvilluar përgatitjet për gjysmësezonin pranveror. Cvetanovski në të kaluarën ishte pjesë edhe e Shkupit, Vardarit, Pelisterit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close