Shkëndija test mes veti, Qaka i dëmtuar, të enjten kontroll ndaj Voska Sport

Shkëndija e Tetovës po hyn në fazë serioze të përgatitjeve dimërore, pasi kur bëhen gati 2 javë nga starti, bashkë me ngritjen e intensitetit ekipi tashmë kërkon edhe ndërtimin e lojës dhe përmes miqësoreve edhe kërkimin e formacionit ideal që në pranverë do të kërkojë arritjen e objektivave.


Kur kanë kanë kaluar 12-të ditë nga starti i përgatitjeve, 10 prej të cilave punë intensive në terren (dy ditë futbollistët kryen ekzaminimet mjekësore) stafi teknik i Shkëndijës sot kishte vendosur që skuadra të zhvillonte një ‘test’ duke ndarë ekipin në dy tabore në një ndeshje që zgjati dy herë nga 25 minuta. 

Sipas asaj që raportojnë nga tabori kuqezi, takimi është karakterizuar me angazhim të madh nga ana e futbollistëve që impenjimin e kishin sikur të bëhet fjalë për ndeshje kampionale edhe pse shumë normale dhe evidente është se në këtë fazë lodhja nga stërvitjet intenzive dhe me ngarkesë fizike është e pranishme.

Futbollisti i vetëm që nuk luajti ishte Kamer Qaka që shkaku i një dëmtimi disa ditë do të qëndrojë jashta procesit stërvitor, derisa futbollistët e angazhuar dita ditës po aklimatizohen me mjedisin e ri. 

Të hënën futbollistët do të kenë rikuperim, nga e marta vazhdojnë me punën sipas planit, derisa së shpejti do të precizohet dhe do të bëhet publik orari i ndeshjeve kontrolluese (testi i parë do të luhet të enjten te qendra sportive në Tetovë përballë Voska Sport) të planifikuara për këtë fazë përgatitore. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close