Sulmuesi i ri tetovar Ali Aliu do të vazhdojë karrierën në kategorinë e dytë të futbollit vendor. KF Arsimi ka njoftuar firmosjen me ish-lojtarin e Renovës, i cili pritet të jetë aset shtesë në repartin ofenziv të skuadrës nga Çegranit.

Njoftimi i KF Arsimit:
“Mirësevjen Ali Aliu.
Kemi kënaqësinë të ju informojmë se kemi gjetur gjuhë të përbashkët dhe kemi arritur ta transferojmë në rradhët tona sulmuesin e talentuar, Ali Aliu.
Ali Aliu vjen nga ekipi i Renovës, ekip me të cilin pavarësisht se në moshë të re ka ndeshje të luajtura në ligë të parë si dhe gola.
Sulmuesi i talentuar ka kaluar të gjitha moshat e akademisë së Renovës, ndërsa vlersohet si ndër lojtarët shumë premtues të moshave të tij, klubit tonë i është bashkuar tash e një kohë, duke debutuar dhe shënuar.
Ishte pjesë e reprezentacionit U19 të Maqedonisë në futboll.
Pjesë e ekipit të parë të Renovës, dhe golashënues në ligë të parë.
Mbulon edhe pozicionin e sulmuesit anësor, ndërsa si atribute kryesore ka: përfundimet e aksioneve, driblimin, luftën e sakrificën në terren dhe golat.
I urojmë sa më shum suksese me fanellën verdh e zi”, thuhet në njoftimin e KF Arsimit.

