Mbrojtësi shkupjan, Besart Krivanjeva ditën e djeshme firmosi me Struga Trim Lum, duke u rikthyer të luajë sërish në kampionatin vendor.

Krivanjeva së fundmi ishte pjesë e Gjilanit në Kosovë, ndërsa ndermjetësimin e transferimit nga skuadra kosovare te Struga Trim Lum e realizoi menaxheri nga Shkupi dhe ish futbollisti, Ertan Demiri.
Kujtojmë se po i njejti bëri lëvizjen e Krivanjevës nga Shkupi te Egnatia në Shqipëri dhe te Gjilani në Kosovë.
Besart Krivanjeva me Strugën firmosi për dy vite e gjysmë.


