Portieri shkupjan Burhan Mustafa është portieri më i ri i Akademia Pandevit.

Mustafa me ekipin nga Strumica ka nënshkruar deri në fund të këtij sezoni. 32 vjeçari në elitën e futbollit vendor rikthehet pas eksperiencës që e kishte në Ligën e Dytë me ekipin e Gostivarit.
Ndryshe Mustafa më herët ishte pjesë e skuadrave si Boreci. Rabotniçki, Drita, Shkupi dhe Ferizaji.

