Mbrojtësi nga Shkupi, Mevlan Adili i ka dhënë fund aventurës së tij në Rusi pas vetëm pak muajsh dhe me shumë gjasa do të rikthehet në kampionatin e Shqipërisë. Adili njoftoi në rrjetet sociale largimin nga klubi rus, Kabarovsk, ndërsa menjëherë është kontaktuar nga Vllaznia, aty ku luajti për disa sezone para se të transferohet në Rusi. Përveç Vllaznisë, Adili është kontaktuar edhe nga Tirana, mirëpo mbetet për tu parë cila do të jetë dëshira e shkupjanit për të vazhduar karrierën. Mevlan Adili gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e Shkupit, Zhalgirisit, Shkëndijës dhe UTA Aradit.


