Goce Sedlloski: Qëllimi ynë sërish është titulli kampion

Trajneri i Shkupit, Goce Sedlloski në një prononcim për faqen zyrtare të klubit ka folur për objektivat, por edhe vështirësitë që kanë kaluar gjatë vitit 2022. Sedlloski është shprehur se qëllimi i këtij sezoni sërish është titulli kampion edhe pse përballë vetes kanë kundërshtarë shumë të vështirë. Kujtojmë se Shkupi gjysësezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e dytë me 34 pikë, tre më pak se lideri Struga Trim Lum. “Ndeshjet e para kampionale nuk shkuan ashtu siç ne dëshiruam dhe planifikuam pasiqë ne donim fitore. Gjatë kësaj periudhe konkurrentet tanë na lanë disa pikë prapa dhe normalisht pas kësaj pasoi edhe dorëheqja ime. Ndodhi që dy-tre ndeshjet të cilat nuk i drejtova unë, skuadra të pësojë humbje. Pas atyre ndeshjeve përsëri gjetëm gjuhë të përbashkët dhe unë përsëri u ktheva. Fal zotit deri më tani rezultatet janë pozitive, shpresoj që do të jemi edhe më mirë. Të gjithë e dimë se edhe këtë vit, qëllimi jonë është titulli kampion. E dimë që para nesh kemi kundërshtarë të mirë dhe të përgatitur, megjithatë, shpresoj që qëllimin që e kemi ta realizojmë në fund”, tha Goce Sedlloski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close