Kupa e Botës “Katar 2022″/ Vinë edhe masat e para kundër Nusretit

Pas asaj që ndodhi në finalen e Kupës së Botës në Katar , kuzhinieri i famshëm Salt Bae përfundoi në mes të stuhisë. I famshëm për videot e tij të gatimit dhe me dhjetëra restorante në mbarë botën, shefi i kuzhinës arriti të futej në fushë gjatë festimeve për fitoren e Argjentinës dhe u filmua duke u përpjekur në çdo mënyrë për të kapur Kupën e Botës. Pak ditë pas faktit, u prononcua edhe FIFA.

Diçka që është jo vetëm me shije të keqe, por edhe e ndaluar nga vetë rregullat e FIFA-s: “Trofeu origjinal i Kupës së Botës mund të preket dhe mbahet në dorë vetëm nga një rreth i kufizuar njerëzish, duke përfshirë fituesit dhe krerët e shteteve”. Pas asaj që ndodhi në Botëror, tashmë kanë ardhur masat e para për Nusretin.

Gjesti i shefit të kuzhinës krijoi menjëherë polemika dhe protesta, aq sa ditët e fundit Pepito Rossi shkroi në Twitter: “Salt Bae mund të më puthë b*thën për gjithë atë vëmendje dhe për prekjen e Kupës. Kush je ti vëlla?” 

Protestat që nuk u ndalën në mesazhe, por kaluan në vepra. Në të vërtetë, me një postim në Twitter, US Open Cup në SHBA njoftoi se Nusreti do të përjashtohet për finalen e vitit 2023. Lamar Hunt US Open Cup është kupa kombëtare e futbollit e Shteteve të Bashkuara

Është gara më e vjetër zyrtare e futbollit në SHBA dhe organizohet nga Federata e Futbollit të SHBA-së. Në këtë kupë marrin pjesë të gjitha skuadrat nga Liga e Madhe Amerikane dhe United Soccer League dhe fituesi i finales fiton një kalim direkt në Ligën e Kampionëve CONCACAF.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close