Super Topi i Artë, çmimi më prestigjioz dhe më i rrallë që vetëm një lojtar e ka fituar ndonjëherë

Për vite me radhë Topi i Artë është parë si çmimi individual më prestigjioz që mund të fitojë një futbollist, po nëse para tij shtojmë fjalën “Super”? Çmimi i parë i Topit të Artë u dorëzua në vitin 1956 dhe një mori lojtarësh më të mëdhenj në botë e kanë marrë atë. Por vetëm njëri ka nderin të quhet ‘Super Topit të Artë’ dhe ai është legjenda e Real Madridit, Alfredo Di Stefano. Di Stefano shënoi 308 gola për Realin dhe luajti një rol integral në pesë fitore radhazi të ish-Kupës së Kampionëve ndërmjet viteve 1956 dhe 1960. Ai fitoi Topin e Artë dy herë, në 1957 dhe 1959, por tre vjet pas triumfit të tij të dytë, krijuesit e trofeut France Football përkujtuan arritjet e tij përsëri në një mënyrë unike. Për të shënuar 30 vjetorin e revistës France Football, ata shpërndanë Super Topin e Artë – me vetëm lojtarë europianë në garë për çmimin prestigjioz.

Di Stefano ka lindur në Argjentinë dhe ka luajtur atje deri në vitin 1949. Më pas ai përfaqësoi Kolumbinë dhe Spanjën, duke fituar nënshtetësinë që e kualifikoi për këtë trofe. Trofeu duket shumë i ngjashëm me Topin e Artë, por ka shumë mini-topa futbolli ari që kanë ngjashmëri me çokollatat Ferrero Rocher në bazë. Çmimi i veçantë u vendos në Muzeun e Real Madridit në Santiago Bernabeu për vite me radhë, por më pas doli në ankand në Londër në shtator 2021 si pjesë e “Pronë nga pasuria e Alfredo Di Stefano” së bashku me sende të tjera ikonike nga karriera e tij. Sipas ankandeve të Julien, trofeu u shit për 187,500 £. Në vitin 1995, një ‘Top i Artë’ që njihte yjet joeuropianë iu dorëzua legjendës së Argjentinës Diego Maradona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close