Reprezentuesi i Maqedonisë, Enis Bardhi mund të largohet nga Trabzonspori. Skuadra turke përgatiti një skuadër për kualifikim në Champions League, solli emra seriozë, por nuk ia doli në synimin që kishte.

Sipas mediave turke, presidenti i klubit Agaoglu ka vendosur tashmë tre futbollistë në listën e transferimeve. Enis Bardhi është një nga ata lojtarë, kryesisht për shkak të pagës së tij prej 1.2 milionë euro në sezon. Krahas kësaj, Trabzoni ka paguar rreth tre milionë për kontratën e tij, ndaj nëse vjen një ofertë, ata janë të gatshëm ta shesin futbollistin shkupjan që nga janari.
Këtë sezon, Bardhi bëri 19 paraqitje për Trabzonsporin në të gjitha garat, duke shënuar katër gola. Paraqitjet e tij për skuadrën turke kanë qenë solide dhe nuk ka arsye për pakënaqësi nga ana e drejtuesve apo trajnerëve, por me gjasë rroga që përfiton Bardhi është shumë e lartë.
🔴🔵 Trabzonspor'a Başkan Ağaoğlu’nun sözleri sonrası gözler takımda… Ocakta değişimin yaşanacağı Bordo-Mavililer'de Djaniny’nin gidişine kolaylık sağlanacak. Larsen, Denswil ve Bardhi için de teklif bekleniyor.@yunusemresel pic.twitter.com/hmTIUeE8SB
— Sabah Spor (@sabahspor) December 20, 2022

