Ermedin Adem përforcim serioz për Voska Sport

Skuadra pretendente për inkuadrim në elitën e futbollit vendor, Voska Sport ka zyrtarizuar një përforcim shumë cilësor. Ermedin Adem zyrtarizohet përforcimi i parë i skuadrës nga Ohri, ku kalon nga Makedonija Gj.P. ku paraqitej me sukses viteve të fundit e madje mbante edhe shiritin e kapitenit. 

Lajmin që prej disa ditësh e kishte mësuar Sportmania, por për të mos prishur negociatat vendosëm mos ta publikonim, tashmë e ka konfirmuar vetë skuadra Voska Sport në rrjetin social Facebook.

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme kemi arritur marrëveshje me kapitenin e Makedonija GJ.P, Ermedin Adem. Kontrata me këtë mesfushor cilësor është për 18 muaj, ndërsa me angazhimin e tij shpresojmë që në pranverë ky repart të ketë shkëlqimin e duhur dhe se përvoja e tij do të ndihmojë edhe lojtarët e sulmit për të qenë sa më efektiv. Adem gjatë stinorit vjeshtorë me Makedonija GJ.P zhvilloi gjithsej 14 ndeshje, 2 prej të cilëve në kuadër të Ligës së Konferencës, pasi edicionin e kaluar i njëjti ngriti lartë trofeun e Kupës së Maqedonisë. 

Pikërisht me Makedonija GJ.P, Ermedin Adem ka zhvilluar më së shumti ndeshje në Ligën e Parë, aty ku numëron rreth 250 ndeshje dhe 33 gola të shënuar”, thuhet në njoftimin e Voska Sport.

Ermedin Adem më parë gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me FC Shkupin, Milanon e Kumanovës, Napredokun, Teteksin dhe Renovën. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close