Kolo Toure bëhet trajner i skuadrës së famshme angleze

Ish-mbrojtësi legjendar i Arsenalit, Kolo Toure ka marr zyrtarisht detyrën e parë si trajner. Toure do të jetë trajner i ri i Wigan Athletic.

Ish-mbrojtësi i Bregut të Fildishtë së fundmi ishte asistent i Brendan Rodgers te Leicester City.

41 vjeçari ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me skuadrën që garon në Championship.

Përveç Arsenalit, Toure ishte futbollist edhe i Manchester Cityt, Liverpoolit e Celticut.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close