Kampionët luajnë “tenis” me Pobedën, Shkëndija ngec me Tikveshin 

Kampionët në fuqi, Shkupi kanë regjistruar fitore tenistike ndaj Pobedës në Prilep, duke triumfuar me rezultat të thellë 6:0 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Golat për fitoren e Shkupit i realizuan dy herë Hamidi, Trapanovski, Cepas, Kueven dhe Alvarez. Ndërkohë Shkëndija nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Tikveshit në Tetovë. Rabotniçki ka marrë fitore me shifra 2:0 ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, ndërsa Akademia Pandevi u mposht nga Skopje me rezultat 2:1. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close