‘Gjyshërit’ e Botërorëve, ja lojtarët që kanë luajtur deri tani në pesë Kupa Bote

Lionel Messi, Cristiano Ronaldo, Guillermo Ochoa dhe Andrés Guardado po marrin pjesë në Katar në Kupën e tyre të pestë të Botës. Ata i bashkohen një rrethi shumë të mbyllur që përbëhej nga vetëm katër lojtarë para këtij edicioni. Kështu, numri i ‘gjyshërve’ të Botërorëve tani shkon në ‘Top-8’.

‘Gjyshërit’ e Botërorëve, ja lojtarët që

I mbiquajtur “El Cinco Copas” në lidhje me pesë Kupat e Botës të luajtura, portieri Antonio Carbajal (48 ndeshje) është lojtari i parë në histori që ka arritur këtë nivel me Meksikën midis viteve 1950 dhe 1966. Tani në moshën 93-vjeçare, Carbajal kaloi pjesën më të madhe të karrierën e tij në FC León, ku luajti për gjashtëmbëdhjetë sezone.

‘Gjyshërit’ e Botërorëve, ja lojtarët që

Gjatë Kupës së Botës 1998, organizuar në Francë, mesfushori gjerman Lothar Matthäus  (150 ndeshje, 23 gola) luajti në Kupën e tij të pestë të Botës, pas viteve 1982, 1986, 1990 dhe 1994. Kapiteni dhe kampion bote në 1990 me Gjermaninë, ish-lojtar i Bayern Munichut fitoi edhe “Topin e Artë” në të njëjtin vit. Ai është edhe lojtari që ka luajtur më shumë në historinë e futbollit gjerman dhe mbajtësi i rekordeve për numrin e ndeshjeve të luajtura në kompeticion (25).

‘Gjyshërit’ e Botërorëve, ja lojtarët që

Gianluigi Buffon (176 ndeshje) mund të ishte bërë lojtari i parë që luante në gjashtë Botërorë, por dështimi i Italisë për t’u kualifikuar në Rusi katër vjet më pare, e kufizoi atë në pesë Kupa Botërore (1998, 2002, 2006, 2010 dhe 2014), ndërkohë që eliminimi i skuadrës ‘Azzurra’ në ‘play-off’ e 2017, bëri që ai ta mbyllë karrierën ndërkombëtare. Me 685 ndeshje në fanellën e Juventusit, portieri kampion i botës 2006 (foto), 44 vjeç, është ende aktiv në klubin e Parmës në Serinë B.

‘Gjyshërit’ e Botërorëve, ja lojtarët që

Mbrojtësi qendror Rafael Marquez (117 ndeshje, 17 gola) ka dallimin se ka mbajtur shiritin e kapitenit në pesë Kupat e Botës (2002, 2006, 2010, 2014 dhe 2018) me Meksikën. Në Botërorin e Rusisë, kundër Brazilit në fazën e 16-të (humbja 2-0, 2 korrik 2018), ish-lojtari i FC Barcelona luajti ndeshjen e fundit të karrierës së tij futbollistike, në moshën 39-vjeçare.

‘Gjyshërit’ e Botërorëve, ja lojtarët që

I konsideruar si një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messi (166 ndeshje, 92 gola) mori pjesë në Botërorin e tij të fundit me Argjentinën (e para ishte në 2006). Shtatë herë “Topi i Artë”, i cili është ende në kërkim të titullit botëror, nuk ishte larg nga ta merrte atë në vitin 2014 (u mund në finale nga Gjermania, 1-0, 13 korrik). ‘Albicelestet’ këtë vit e nisën keq garën me humbjen ndaj Arabisë Saudite (1-2) në ditën e parë të ndeshjeve të fazës së grupeve.

‘Gjyshërit’ e Botërorëve, ja lojtarët që

Kapiteni i Meksikës gjatë këtij Botërori, Guillermo Ochoa (133 ndeshje), 37 vjeç, është lideri i këtij kombi që po luan Botërorin e tetë radhazi. Ai u dallua në ndeshjen e tij të parë kundër Polonisë (0-0, 22 nëntor), duke pritur një penallti nga Robert Lewandowski (e 58-ta). “Memo” Ochoa ishte zëvendësues në edicionet 2006 dhe 2010 përpara se të bëhej titullar i padiskutueshëm.

‘Gjyshërit’ e Botërorëve, ja lojtarët që

Ndaj Ganës (3-2), Cristiano Ronaldo (192 ndeshje, 118 gola) bëri histori, duke hapur rezultatin nga pika e bardhë (e 65-ta) për Portugalinë. Ai është lojtari i parë që shënon në pesë Kupa të Botës të ndryshme. Në të njëjtën kohë, ai shënoi golin e tij të tetë në tetëmbëdhjetë ndeshje të Kupës së Botës.

‘Gjyshërit’ e Botërorëve, ja lojtarët që

Një meksikan i katërt plotëson ‘Top 8’ në personin e Andrés Guardado (180 ndeshje, 28 gola), i cili së fundmi është bërë lojtari me më shumë paraqitje në kombëtaren e tij.  Mesfushori i gjithanshëm i Betis mori pjesë në Kupën e tij të parë të Botës në vitin 2006, si bashkatdhetari i tij Guillermo Ochoa.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close