Vjen fitorja numër 10-të në këtë kampanjë për liderin e renditjes tabelare. Struga Trim Lum ka mundur 1:2 Sileksin në ndeshjen hapëse të xhiros së 16-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 10-të kur Ibraimi shënon nga pika e bardhë për epërsi 0:1 të miqve. Struganët nuk u ndalën me kaq, pasi 15-të minuta më vonë Maleski dërgon topin në rrjetë, duke ngritur epërsinë në 0:2. Në pjesën e dytë Sileksi u shfaq më sulmues, teksa në minutën e 83-të Ristovski ngushtoi epërsi në 1:2. Deri në fund futbollistët e Sileksit u munduan që të shënojnë golin e barazimit, megjithatë Struga administroi rezultatin duke marrë 3 pikë të rëndësishme nga kjo përballje. Ndërkohë xhiroja e 16-të në elitën e futbollit vendor kompletohet të dielën me 4 takime tjera që do të zhvillohen nga ora 13:00. Shkëndia pret në shtëpi Tikveshin, Pobeda përballet me Shkupin, Rabotniçki takohet me Makedonija Gjorçe Petrovin, ndërsa Skopje do t’i mat forcat me Akademia Pandevin.


