Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll, ka barazuar 1:1 me Finlandën në ndeshjen e parë kontrolluese të këtij muaji. Të parët që realizuan ishin finlandezët përmes Oliver Atman në minutën e 37-të, ndërsa përfaqësuesja e vendit barazoi falë Enis Bardhit që ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 75-të. Ndeshjen e radhës kontrolluese, Maqedonia e luan me Azerbejxhanin të dielën, nga ora 14:00.


