Fenerbahçe merr vendim për Ezgjan Alioskin

Ezgjan Alioski u transferua në Fenerbahçe këtë verë, ku po luan i huazuar nga Al-Ahli i Arabisë Saudite.

Të kënaqur me paraqitjet e deritanishme, drejtuesit e gjigantit turk thuhet se kanë vendosur të blejnë kartonin e reprezentuesit të vendit. Në fund të sezonit skuadrat do të ulen në tavolinë dhe do të negociojnë shumën e blerjes së Ezgjan Alioskit.

Skuadra nga Stambolli ka përgatitur 2.5 milionë euro për Gjanin. Sipas raportimeve të mediave turke, kjo shumë do të jetë e pranueshme për Al-Ahlin.

Alioski deri më tani për Fenerbahçen ka luajtur 17 ndeshje dhe ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asiste. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close