Reprezentuesit grumbullohen në Shkup për ndeshjet e nëntorit 

Reprezentuesit e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në futboll janë grumbulluar sot në Shkup për dy ndeshjet kontrolluese që do ti luajnë kundër Azerbejxhanit dhe Finlandës. Për këto dy sfida, seleksionuesi Bllagoja Milevski është detyruar të bëjë sërish ndryshime në kuadrin e futbollistëve për shkak lëndimeve. Aleksandar Trajkovski dhe Milan Ristovski nuk do të jenë në kombinim për këto dy ndeshje, përderisa Milevski çoi ftesë shtesë për Mirçevskin dhe Babunskin. Për këto dy ndeshje në përfaqësuese e vendit kthehet edhe sulmuesi Ilija Nesterovski. Duelin e parë përfaqësuesja e Maqedonisë e luan me Finlandën me 17 nëntor, ndërsa tre ditë më vonë përballet me Azerbejxhanin. Të dyja takimet do të luhen në arenën “Todor Proeski” në Shkup.

May be an image of 1 person, standing and indoor

May be an image of 2 people, people standing, wrist watch and indoor
May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 1 person, standing, wrist watch and indoor
May be an image of 2 people and people standing
May be an image of 1 person, beard, standing and indoor

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close