Osmani: ”A na duhen ndryshime? Sigurisht se po!”

Shkëndija mundet dhe distancohet sërish në 6 pikë nga vendi i parë. Dueli që tetovarëve mund t’u jepte statusin e liderit, për herë të parë për më shumë se dy viteve, i ka zbritur ata në vendin e tretë në renditje. Kuqezinjtë pësuan të shtunën humbjen e dytë në këtë sezon, të dytën nga po i njejti kundërshtar, Struga e vendit të parë. Xhiron e katërt 2:0 në Strumicë dhe të shtunën 1:0 në Strugë duket tregues se Shkëndija në këtë moment ka diçka më pak se lideri dhe duket se tetovarët janë të vetëdijshëm për gjendjen faktike të momentit. Në pamundësi për të ndryshuar diçka në mes të stinorit vjeshtor, te Shkëndija kanë provuar të marrin më të mirën e mundshme nga potenciali momental, që më pas në merkaton e janarit të kërkojnë plotësimin e ekipit me cilësinë e nevojshme për të rikthyer titullin. Diçka logjike, duke ditur se si trajneri Osmani, ashtu edhe kryesia e re në ekip erdhën në rrjedhë e sipër të kampionatit kur thjesht ke të pamundur çfardo lëvizje në aspekt të përforcimeve.

Sigurisht se koncentrimi im si trajner dhe i klubit është që të nxjerim maksimumin prej kësaj skuadre. Në fund sërish mendoj se ky mos-realizimi që na brengos të gjithëve do të përmirësohet dhe në të ardhmen do të jemi më mirë. A duhen ndryshime? Sigurisht se si çdo ekip edhe Shkëndija ka nevojë për freski”, është shprehur trajneri i tetovarëve pas humbjes nga Struga, duke paralajmëruar merkato aktive në janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close