Gostivari fiton Ohrin dhe merr kryesimin në Ligën e dytë

Gostivari mposhti Ohrin me rezultat 1-2 dhe morri kryesimin e rënditjes në Ligën e Dytë. Mysafirët ishin ekipi më i mirë dhe shfrytëzuan faktin që vendasit mbetën shpejtë me një lojtar më pak në fushë. Antonio Kalanoski kaloi në epërsi Gostivarin me një goditje me kokë në minutën e 26-të, ndërsa Stojançe Velinov dyfishoi avantazhin në 0-2. Në fund, Ohri shënoi një gol, por që nuk i mjaftoi per të evituar disfatën. Pas këtij triumfi, Gostivari morri edhe kryesimin e Ligës së dytë ne futboll, me 30 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Vardari në vendin e dytë, që ka edhe një ndeshje më pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close