Holanda publikon listën për kupën e botës “Katar 2022” 

Kombëtarja e Holandës, nën urdhërat e selektorit, Louis Van Gaalit, ka publikuar listën me 26 futbollist të ftuar për kupën e botës “Katar 2022”.

Kombëtarja holandeze do të udhëhiqet me lojtarë si Memphis Depay, Frenkie de Jong e Virgil Van Dijk.

Holanda do të ketë edhe mungesa në Katar, pasi Giorginio Wijnaldum është i lënduar, ndërsa Donny van de Beek, Ryan Gravenberch, Jasper Cillessen dhe Sven Botman nuk janë ftuar.
Ndeshja e parë do të zhvillohet ndaj Senegalit më 21 nëntor me fillim nga ora 17:00.

Holanda bën pjesë në grupin A.

https://twitter.com/OnsOranje/status/1591034609382236160?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1591034609382236160%7Ctwgr%5Eafe0ff37472595c3268e629e1b3f9907b75813cc%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fshenja.tv%2Fholanda-publikon-listen-per-kupen-e-botes-katar-2022%2F

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close