Sot në hapsirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut u hodh shorti për formimin e dysheve rivale për fazën e çerekfinales së Kupës.

Goglat e shortit vendosën që Shkëndija për rival të ketë FC Shkupin. Ashtu si vitin e shkuar edhe këtë edicion gara e Kupës vazhdon me sistemin e ndeshjeve teke (luhet vetëm një ndeshje) dhe po përmes shortit vendoset ekipi që do të luajë si vendas, në këtë rast Shkupi.
Fati deshi që kampioni aktual i Maqedonisë, FC Shkupi, të përballet me Shkëndijën në fazën më të hershme të eliminimeve të këtij kompeticioni, duke ditur faktin se si shkupjanët, ashtu edhe skuadra tetovare kërkon kurorën e dyfishtë në futbollin vendor.
Short më i lehtë është për Sileksin, që në terrenin vendas do të përballet me anëtarin e Ligës së Dytë, skuadrën e Vardarit. Ndërkohë mbrojtësi i titullin në Kupën e Maqedonisë, skuadra e Makedonija Gj.P., do të takohet me Akademia Pandevin. Ndërsa në Strugë, lideri aktual i Ligës së Parë, Struga Trim Lum do të sfidojë skuadrën e Bregallnicës.
Ndeshjet e çerkfinales do të zhvillohen më 9 nëntor, në orën 13:00.
Sfidat e gjysmëfinales janë caktuar për 5 prill të vitit 2023, ndërsa finalja e madhe do të zhvillohet në muajin maj.
KUPA – DYSHET E ÇEREKFINALES
Sileksi – Vardari
Makedonija Gj.P. – Akademia Pandev
FC Shkupi – Shkëndija
Struga Trim Lum – Bregallnica

