Boca Juniors fitoi titullin kampion të Argjentinës, pas barazimit 2-2 në shtëpi ndaj Nacional, gjithashtu dhe nga humbja e Racing Club kundër River Plate. Pasi mësuan rezultatin në ndeshjen tjetër, tifozët kanë shpërthyer në festë dhe nuk mundën të ndalonin.

Fishekzjarrët plasën nga stadiumi mitik “La Bombonera”, teksa fansat nuk ndalonin së kënduari. Ky ishte titulli i 35-të për Boca Juniors në Argjentinë, dujke e mbajtur akoma atë në podium si klubi me më shumë kampionate në këtë shtet.

