Jo vetëm ndaj Arabisë Saudite, Katari kundërshtari i ardhshëm i Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për miqësoren që do e luajë ndaj Arabisë Saudite më datë 26 tetor, përballje që do të zhvillohet Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Kjo nuk do të jetë miqësorja e vetme që kuqezinjtë do të zhvillojnë, pas Armenisë dhe Italisë,Dosja.al ka mësuar se më datë 9 nëntor, Shqipëria do të zhvillojë një test miqësor përballë Katarit.

Sfida do të zhvillohet në Spanjë, por ende nuk dihet se në cilin qytet, pasi dy Federatat po diskutojnë për stadiumin. Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria luan ndaj Katarit, pasi kujtojmë se në vitin 2016, kuqezinjtë atëherë drejtuar nga De Biasi fitonin me shifrat 3-1. Katari ka nisur përgatitjet për Kupën e Botës që do të luhet më datë 20 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close