Pritej vetëm konfirmimi zyrtar, por tani nuk ka asnjë dyshim.N’Golo Kanté nuk do të marrë pjesë në Botërorin e Katarit.

Mesfushori francez, i cili ditët e fundit vuan nga një dëmtim në kofshën e djathtë, do të kthehet në vitin 2023. Futbollisti i është nënshtruar operacionit, pas problemeve të fundit dhe koha e riaftësimit do të jetë rreth katër muaj. Këtë e ka konfirmuar Chelsea përmes një komunikate zyrtare.
Një goditje shumë e rëndë padyshim për Chelsean, por edhe për Francën, e cila, pra, në Katar 2022 do të duhet të bëjë pa një nga mesfushorët më të fortë në botë.

