Skopje mbetet pa trajner 

Slavço Georgievski nuk është më trajner i Skopjes. Pas humbjes së sotme nga Makedonija Gjorçe Petrov me rezultat 2:0, Georgievski ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga pozita e stafit teknik. 

“Po, është e vërtetë që kam dhënë dorëheqjen. Mendoj se kjo është më e mira për të gjithë, veçanërisht për klubin. Mendoj se mjafton, kjo është më e mira për të gjithë. Një falënderim i veçantë për menaxhmentin e klubit që më dha mundësinë të drejtoj ekipin e Skopjes dhe falënderim të veçantë për lojtarët për bashkëpunimin. Sigurisht që të gjithëve në Skopje ju uroj më të mirat”, ka thënë Georgievski për Sportmedia. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close