Shkëndija mund Rabotniçkin edhe me dy lojtarë me pak!

Shkëndija e Tetovës rigjen rrugën e fitores, pasi sot mundi Rabotniçkin në transfertë, me rezultatin 4:2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 11-të të elitës së futbollit vendor. Golat e fitores për Shkëndijës u shënuan nga Stojanovski, Shala dhe Velija, ndërsa finalizimiet e Maksimovit dhe Janakievskit nuk i mjaftuan Rabotniçkit për të evituar disfatën. Fiton edhe Makedonija Gjorçe Petrovi, pasi triumfoi ndaj Skopjes me shifrat 2:0. Në dy ndeshjet tjera Sileksi fitoi 3:2 Bregallnicën, ndërsa Pobeda barazoi 1:1 me Akademia Pandevin. Ndërkaq xhiroja e 11-të në elitën e futbollit vendor kompletohet të dielën me derbin Shkupi – Struga Trim Lum i cili do të zhvillohet të dielën me fillim në orën 14:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close