Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut këtë fundjavë do të sjell ndeshjet në kuadër të xhiros së 11-të. Të shtunën në program do të jenë katër takime, me Shkëndijën që përballet me Rabotniçkin në Shkup dhe Makedonija Gjorçe Petrovi pret Skopjen. Të shtunën gjithashtu luhen edhe ndeshjet Bregallnica – Sileksi si dhe Pobeda – Akademia Pandevi. Ndërkohë për të dielën është rezervuar vetëm derbi që do të luhet në Çair ndërmjet Shkupit dhe Struga Trim Lumit. Të gjitha ndeshjet e xhiros së 11-të në elitën e futbollit vendor, do të luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 14:00.


