Xhiroja e 11-të në elitë, të gjitha ndeshjet të shtunën, vetëm derbi në Çair të dielën

Për shkak të fillimit të përgatitjeve të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut për ndeshjen miqësore me Arabinë Saudite, ndeshjet e xhiros së 11-të në Ligën e Parë, të cilat janë të parapara për këtë fundjavë, do të luhen një ditë më herët. Mirëpo, vetëm derbi i kësaj xhiroje ndërmjet Shkupit dhe Struga Trim Lum, do të luhet të dielën me fillim nga ora 14:00 në stadiumin e Çairit. Ndërkohë të gjitha ndeshjet tjera si Makedonija Gjorçe Petrovi – Skopje, Pobeda – Akademia Pandev, Bregallnica – Sileksi dhe Rabotniçki – Shkëndija do të zhvillohen të shtunën. Gjithashtu ndryshim do të ketë edhe në Ligën e Dytë, aty ndeshjet e xhiros së 8-të, zhvendoset nga dita e shtunë për tu luajtur të dielën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close