Valon Ethemi në formacionin e javës në Turqi

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi, kaloi një fundjavë të mirë në aspektin individual dhe kjo i ka siguruar një vend në ekipin më të mirë të javës në Superligën e Turqisë. Sulmuesi anësor realizoi gol në humbjen e skuadrës së tij Istanbulspor nga Ankaraguxhu me rezultatin 2:1. Ethemi bëri një lojë të mirë dhe kjo e vendosi në formacionin e javës, duke e vlerësuar me notën 7.9. Valon Ethemi me Istanbulsporin e tij renditen në pozitën e 13-të në Superligën turke me tetë pikë të tubuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close