Brdarovski: Të gjithë duhet të na respektojnë si kampion, ndaj Strugës presim përkrahje nga publiku 

Shkupi mori fitore të rëndësishme sot në Strumicë, duke mundur Akademia Pandevin me rezultat 0:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të elitën e futbollit vendor. Pas këtij takimi, nga tabori bardheblu ka folur Vlladica Brdarovski. 

“Pas disa ndeshjeve të fundit që kishim një ngërç psikologjik mendoj që sot me këtë fitore treguam karakter të fortë ku mundëm një kundërshtarë jo të lehtë siç është Ak.Pandev. Sigurisht që kartonat e kuq na vështirësuan situatën, por në çdo ndeshje ne hymë si kampionë për fitore dhe si të tillë duhet të na respektojnë. Ndeshja e radhës është një derbi i vërtetë kundër Strugës, do të përgatitemi maksimalisht si dhe presim mbështetje të fortë nga publiku jonë”, deklaroi mbrojtësi, Vlladica Brdarovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close