Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët në grup për kualifikimet e Kampionatit Evropian të futbollit “Euro 2024” në shortin e hedhur sot në Frankfurt të Gjermanisë.

“Dardanët” do të jenë në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andora.
Kujtojmë se Kampionati Evropian do të mbahet në tetë qytete të Gjermanisë.

