Militao bën Real Madrid të buzëqeshë, fiton derbin ndaj Getafes

Real Madrid i rikthehet fitores në La Liga duke fituar derbin 1-0 me Getafen. Një gjë është e sigurt: Ancelotti do të prezantohet në El Clasico me Barcelonën si i pari në renditje. Vetëm apo së bashku me katalanasit do të varet nga rezultati që skuadra e Xavit do të luajë ndaj Celta Vigos.

Goli që vendos ndeshjen erdhi në minutën e 3′, me asistin e Modric dhe goditjen me kokë të Militaos. Para përfundimit të pjesës së parë, Vinicius fiton një penallti, por para se të hyjë në zonë braziliani nuk arrin të mbajë topin në lojë, i cili kalon vijën anësore: Var anulon vendimin.

Në pjesën e dytë, megjithatë, Real gjeti golin e dytë me Rodrigon, por sulmuesi ndodhej në pozicion jashtë loje. Me këtë fitore, Real shkon në kuotën e 22 pikëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close