Besir Demiri: Na duhej kjo fitore, i falenderoj tifozët që ishin me ne

Shkupi mori fitore 6:0 përballë Voskas në ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale. Pas kësaj ndeshje ka folur kapiteni i bardhebluve, Besir Demiri.

“Mendoj që ishte një ndeshje mirë e përgatitur nga ana jonë, që nga fillimi e morëm seriozisht dhe shfrytëzuam të gjithë rastet për gol. Kjo fitore na duhej pas atij barazimi në Çair. Për në fund i falenderoj dhe të gjithë tifozët që sot ishin me ne”, deklaroi kapiteni Besir Demiri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close