Drejtori i Bullgarisë: Një huliganizëm si në Maqedoni nuk kalon pa dënim nga UEFA!

Drejtori ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Bullgarisë, Borislav Popov, në një prononcim për “BNT” ka folur për ndeshjen e fundit me Maqedoninë.

Para ndeshjes u fishkëllua himni kombëtar bullgar dhe nga tribuna tifozët brohorisnin slogane fyese. Popov tha se UEFA me siguri do ta ndëshkojë Maqedoninë, ai e krahasoi këtë ngjarje me racizmin e ndeshjes Bullgari-Angli.

“Në ndeshjen tonë fishkëllimat ishin shumë më të vogla, por delegati i futi në procesverbal. Kolegët që ishin në ndeshje më thanë se gjithçka ishte e montuar. Një huliganizëm i tillë nuk kalon. Tre vjet më parë kemi marrë një gjobë prej 10 mijë eurosh”, tha Popov.

Ndeshja në Arenën “Todor Proeski” përfundoi me triumfin e Bullgarisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close