Brazili dhe Tunizia zhvilluan një ndeshje miqësore në Parc des Princes të Parisit. Brazili zhvilloi edhe një ndeshje spektakolare duke arritur fitore bindëse me rezultat 5-1.

Përveç shumë golave, në fushë u pa edhe një gjest rasist që pritet të marr dënimin e merituar.
Pas golit të Richarlison, sulmuesi brazilian është gjuajtur me banane, një simbol racist i dënuar në të gjitha stadiumet botërore.
Hedhja e bananeve ndaj lojtarëve brazilianë nuk është fatkeqësisht asgjë e re.
Më e famshmja që mbahet mend ishte ajo në një ndeshje Villarreal-Barça në vitin 2014 kur Daniel Alves u gjuajt me banane dhe i njëjti më pas e kafshoi frutin e hedhur ndaj tij.

