Përfaqësuesja e Maqedonisë edhe zyrtarisht do të presë shortin për Kampionatin Europian 2024 në Gjermani, në vazon e katërt. Kosova mposhti Qipron 5:1 dhe Greqia triumfoi ndaj Irlandës me shifra 3:1, duke bërë që Maqedonia të mbetet në vazon e katërt, ndërsa pas përfaqësueses së vendit mbeten Sllovakia e Irlanda e Veriut, të cilët do të radhiten në vazon e pestë.

Kjo do të thotë se Maqedonia nuk do të mund të fitojë në short Turqinë, Greqinë, Gjeorgjinë, Kazakistanin, Azerbajxhanin, Kosovën, Ishujt Faroe dhe Bullgarinë.
Pavarësisht se Maqedonia shmangu rrënien në vazon e 5-të, ekipi i Bllagoja Milevskit mund të shortohet në grup me dy përfaqësuese të forta si Anglia dhe Franca të cilat ndodhen në vazon e dytë.
Hedhja e shortit për fazën e grupeve të Europianit 2024 do të bëhet me 9 tetor në Frankfurt.

