Përfaqësuesja U19 e Maqedonisë në një ndeshje, me shumë emocione dhe kthesa, arriti të shënojë fitore minimale me 3:2 ndaj Qipros në kuadër të duelit të dytë kontrollues të zhvilluar mes këtyre dy përfaqësueseve.

Pas 26 minutave të para të takimit, futbollistët e vendit pranuan dy gola, por në fund të takimit bënë një kthesë të plotë, shënuan 3 gola dhe me meritë arritën të marrin një fitore.
Së pari Shaban Zenku arriti të zvogëlojë epërsinë e kundërshtarit në minutën e 40-të.
Në vazhdim të ndeshjes, Maqedonia luajti shkëlqyeshëm, krijoi mundësi dhe në tetë minutat e fundit të takimit arriti të thyejë rezistencën e kundërshtarit. Në minutën e 83-të Zani Nazifi shënoi për 2:2. Në minutën e 90-të Marko Stoilevski shënoi për fitore dhe gëzim të madh për Maqedoninë.
Maqedonia: Stefan Tasev, Maksim Milloshevski, Davor Serafimov, Ardian Osmani, Sufijan Çajani, Matej Angellov, Martin Gorgievski, Leon Tasov, Dashmir Elezi, Shaban Zenku, Mihail Talevski;
Seleksionues: Nexhat Shabani

