Ndeshjet e Maqedonisë ndaj Gjeorgjisë dhe Bullgarisë do të transmetohen në TVM2

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll do ti luajë dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve dhe të dyja ndeshjet do të transmetohen drejtpërdrejt në TVM2.

Seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe ekipi i tij tashmë janë në Tbilisi, ku nesër në ora 18:00 takohen me Gjeorgjinë, ndërsa të hënën Bullgaria do të jetë mysafire në Shkup.

Maqedonia është në vendin e dytë në grup pas Gjeorgjisë, e cila ka 10 pikë, tre më shumë se përfaqësuesja e vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close