Juventus po vrapon për të mbuluar problemet brenda dhe jashtë fushës. Zgjidhja e marrë në konsideratë, të paktën për momentin, është mosndryshimi i trajnerit. Seancat stërvitore nisin sërish sot dhe Massimiliano Allegri pritet në Continassa për të marrë drejtimin e Juventusit, edhe nëse vetëm një pjesë e vogël e lojtarëve do të jenë në dispozicion, ndërsa pjesa tjetër do të jenë të angazhuar me Kombëtaret.

Juventus po mendon gjithashtu një ndryshim strategjie në merkato, për të përcaktuar të ardhmen me një qasje të qëndrueshme në një klub që duhet të përballet me një deficit buxhetor prej rreth 250 milionë euro.Ideja tani është të ndryshohet sistemi.
Sido që të jetë, strategjia është të forcohet departamenti, ndoshta me një promovim të Cherubinit në rolin e menaxherit të përgjithshëm dhe me ardhjen e një drejtori sportiv, në gjendje të kuptojë merkaton, madje edhe përtej kufijve të futbollit. Në mediat italiane kanë nisur të projektojnë pasuesin e tij të mundshëm, në këtë pikë në skenë del edhe emri i Igli Tares, sigurisht jo vetëm shqiptari pasi në listën e dëshirave, apo emrave të lakuara janë edhe Guintoli e Petrachi.

