Mbrojtësi qendror i Shkëndijës, Egzon Bejtullai pas një periudhe më të gjatë është kthyer në ekipin përfaqësues të Maqedonisë së Veriut për ndeshjet e Ligës së Kombeve me Gjeorgjinë dhe Bullgarinë. Ai është shprehur se nuk është shqetësuar edhe atëherë kur mungonte festa nga seleksionuesi Bllagoja Milevski, duke shtuar se ishte i koncentruar të japë më të mirën në terren, ndërsa grrumbullimi me përfaqësuesen gjithsesi do të vinte.

“Për çdo lojtar ftesa nga ekipi përfaqësues paraqet kënaqësi, sepse në një farë mënyre është vlerësim për punën që bën në klub. Kam qenë i qetë edhe kur ka munguar ftesa, duke u përqendruar të stërvitem e të paraqitem sa më mirë me Shkëndijën. Koha tregon se gjërat vijnë në vendin e vet”, përfundon Bejtullai, i cili ka luajtur në dy kampionate Europiane, me Maqedoninë U21 në vitin 2017 në Poloni dhe në Euro 2020 me përfaqësuesen A. Kjo është hera e parë që Bllagoja Milevski e merr Bejtullain te përfaqësuesja A, pasi më herët kishin bashkëpunuar te Maqedonia U21.

