Ndodh edhe kjo, futbollisti ndëshkohet me karton të kuq në sekondën e 9-të (VIDEO)

Një moment interesant ka ndodhur në kampionatin francez të futbollit në ndeshjen Nice-Angers.

Futbollisti i vendasëve, Jean-Clair Todibo, është ndeshkuar me karton të kuq në sekondën e 9-të, pas një ndërhyrje nga mbrapa në futbollistin kundërshtar.

Gyqtari i ndeshjes nuk u mendua dy herë dhe tregoi kartonin e kuq ndaj Todibos.

Kjo ndodhi do të shkruhet në historinë e futbollit si kartoni i kuq më i shpejt në një ndeshje.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close