Neziri: ”Shkëndija synon dy trofetë, prandaj Karaormani duhet kaluar”

Sot (e mërkurë) në orën 15:00 në stadiumin e qytetit në Strugë përballen Karaormani dhe Shkëndija në duelin e 1/6 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut. Tetovarët duan dy trofetë në këtë kampanjë, kampionatin dhe Kupën thotë mbrojtësi i kuqezinjëve Mexhit Neziri, prandaj duelin me Karaormanin e Ligës së Dytë e presin me impenjim maksimal dhe në asnjë moment nuk nënvlerësojnë rivalin.

Këtë vit për synim kemi të fitojmë trofeun në të dyja kompeticionet, edhe kampionatin edhe kupën. Edhe pse kundërshtari ynë i parë është skuadër që garon në ligën e dytë, ne ndeshjen do ta marrim me seriozitet dhe besoj se do të arrijmë fitore dhe do të kalojmë në fazën tjetër, atë të 1/8 të finales së kupës”, është shprehur mbrojtësi i Shkëndijës, Mexhit Neziri.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close