Kontratë qesharake, Karius kthehet në Premier League!

Karriera e Loris Karius do të vazhdojë në Angli, i cili mbeti pa ekip pas skadimit të kontratës me Liverpoolin më 1 korrik: portieri gjerman ka nënshkruar kontratë me Newcastle. Marrëveshja afatshkurtër e vlefshme deri në janar, me opsion rinovimi deri në fund të sezonit aktual.

Në skuadrën e drejtuar nga Eddie Howe, Karius duhet të veprojë si zëvendës i titullarit Nick Pope, i blerë për pak më shumë se 11 milionë euro nga Burnley, klubi me të cilin pësoi rënien në Championship në maj. Duket shumë e vështirë që Karius mund të shqetësojë disi shokun e skuadrës: nga 26 maji 2018, dita e paraqitjes katastrofike në finalen e Champions League të humbur përballë Real Madridit, për Karius është hapur një parantezë e zezë e një karriere në rënie të dukshme.

Dy vitet e huazimit në Turqi, te Besiktas, nuk vlejnë asgjë, të mbushura gjithashtu me gabime të shpeshta që kanë përfunduar duke vërtetuar vështirësitë – veçanërisht psikologjike – të hasura në përpjekjen për të dalë nga një tunel që duket se nuk ka fund. E njëjta gjë vlen edhe për huazimin në shtëpi te Union Berlin, ndërsa sezoni 2021/2022 ishte ai i largimit përfundimtar nga bota e ‘Reds’: pa prani në të gjitha garat, para skadimit natyral të kontratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close