Silvio Berlusconi paralajmëron trajnerin Stroppa, i konfirmuar deri tani nga klubi italian, por gjithmonë nën vëzhgim për të ardhmen. Ditën e dielë Monza do të luajë ndaj Juventusit, një përballje e vështirë për ekipin nga Brianza: “Monza duhet të ndryshojë mënyrën e lojës. Lojtarët janë në nivelin e Serie A.

Mendoj se tani do të më duhet të interesohem sërish për ta, siç bëra në fillim të kampionateve të Serie B dhe C kur i dhashë një qasje korrekte skuadrës. Do të shohim nëse mund ta bëjmë Monza-n të shfaqet mirë në Serie A, siç mendoj se mund ta bëjmë”, tha presidenti për Rtl 102.5. Monza renditet në vendin e fundit me vetëm një pikë në klasifikim.

