Lojtari i kombëtares marokene, Achraf Hakimi, rikthehet në Izrael këtë të mërkurë për të luajtur ndeshjen e fazës së grupeve të Champions League mes Maccabi Haifas dhe PSG-së… Dyshimi që ngre media franceze ‘LeParisien’ ka të bëjë me qëndrimin ndaj mbrojtësit nga ana e publikut izraelit.

Në dy vizitat e tij të fundit, Achraf Hakimi u desh të vuante zemërimin e një turme, që shpërtheu kundër ish-lojtarit të Madridit edhe në ditën kur ai bëri debutimin e tij zyrtar me PSG. Dy Superkupa franceze në Tel Aviv… dhe dy fishkëllima. Mbrojtësi maroken, i cili zbarkoi në skuadrën pariziane në vitin 2021, pas një pagese prej 60 milionë eurosh, mori një fishkëllimë të fortë nga 29.000 tifozët që shijuan lojën në tribunat e stadiumit ‘Bloomfield’ në Tel Aviv.
Mbështetja e futbollistit maroken për çështjen palestineze, e cila bëri jehonë në botën arabe, ishte shkas për ‘sulmet’ nga publiku izraelit në çdo vizitë të PSG-së. Arsyeja do të ishte në marrëdhëniet diplomatike dhe botën arabe pas krizës së fundit në Rripin e Gazës.
Hakimi publikoi një postim në Twitter në vitin 2021, kur marrëdhëniet diplomatike mes shteteve të botës arabo-myslimane dhe shtetit të Izraelit nuk po kalonin një kohë të mirë: “Liri për Palestinën”, shkroi ai në rrjetet e tij sociale.

