Te Shkupi po rikthehet Shefshet Demiri?!

Shkupi ditën e sotme zyrtarizoi rikthimin e Goce Sedlloskit në pankinë si dhe Arben Nuhiun si ndihmësin e tij. Ndërkohë në prezantimin e dy teknikëve, ishte edhe Suat Alija, që rikthehet në pozitën e kryetarit të klubit bardheblu.

Mirëpo, nga burime jozyrtare, mësohet se te Shkupi do të rikthehet edhe sponsori që ishte më herët. Bëhet fjalë për “ATS Group” e drejtuar nga Shefshet Demiri.

Mbetet të shihet nëse këto zëra do gjejnë edhe konfirmim ditëve në vijim, kur pritet një riorganizim brenda skuadrës nga Çairi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close