Te kampionët në fuqi të vendit, Shkupi, situata ditëve të fundit ka ndryshuar nga momenti në moment. Që nga largimi i Goce Sedlloskit, bardheblutë nuk kanë gjetur qetësi, ndërsa pas shumë kombinimeve, drejtuesit nga Çair kanë gjetur zgjidhjen që ta rikthejnë sërish në pankinë njeriun që ua solli titullin kampion pas 21 viteve pritje. Mirëpo në rikthimin e Goce Sedlloskit te Shkupi, ka edhe një risi. Është Arben Nuhiu që do të jetë pjesë e stafit teknik te Shkupi. Ish-futbollisti i Shkupit, do të jetë ndihmës i Goce Sedlloskit. Per Nuhiun kjo do të jetë një sfidë e re, pasi që nga pensionimi nga futbolli i luajtur, ky do të jetë angazhimi i parë në një sferë tjetër të futbollit.


