Bozkaja, trajner vetëm për një ndeshje, Shkupi sot udhëhiqet nga Meglenski

Shkupi sot do të luajë ndeshjen e shtyrë të xhiros së parë në elitë ndaj Tikveshit. Ushtruesi i detyrës së trajnerit, Gokhan Bozkaja nuk do të udhëheq kampionët sot ndaj Tikveshit, ndërsa në stol do të jetë Toni Meglenski. Bozkaja u emërua pas largimit të Goce Sedlloskit, por udhëheqi ekipin vetëm në humbjen nga Bregallnica. Kujtojmë se edhe në taborin e Tikveshit ka ndryshime në pankinë, pasi Vllatko Kostov u largua dhe në vend të tij përkohësisht është Gjorgji Mojsov.  Ndeshja Tikveshi – Shkupi do të nis nga ora 16:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close